Trajneri i Çellsit, Frenk Lampard, i ka orët e numëruara në krye të stolit të skuadrës londineze. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, trajneri Lampard pritet të shkarkohet sot nga posti i drejtuesit të stafit teknik te Çellsi. Sipas mediaumeve në Britaninë e Madhe Tomas Tushel ka pranuar ofertën e zyrtarëve të klubit londinez dhe pritet të ulet në stolin e Çellsit dhe pse në lojë ishin edhe Julian Nagelsmann dhe Massimiliano Allegri. Kujtojmë se Frenk Lampard më herët kishte falënderuar tifozët pasi kishin shprehur mbështetjen përmes një mbishkrimi në “Stemford Brixh”.









