LEXO EDHE:
Ousmane Dembele, pasi t’i përfundojë kontrata me Barcelonën në fund të muajit qershor, do të bashkohet me ekipin e Paris Sen Zhermenin dhe do të marrë vendin e Anhel Di Marias.
Sipas mediave spanjolle, mes palëve mund të jetë nënshkruar edhe një marrëveshje. Duke qenë se kontrata e sulmuesit përfundon në muajin qershor mundësitë që të rinovojë kontratën janë shumë të pakta edhe pse me marrjen e drejtimit të stolit të katalanasve nga Çavi Hernandez pozitat e francezit u përmirësuan ndjeshëm dhe nuk u dënua me qëndrimin në stol deri në fund të sezonit, siç donte Zhoan Laporta.
Te Barcelona dyshojnë se Dembele ka një marrëveshje me PSZH-në, ndërsa rikujtojmë se në janar francezët refuzuan të blinin kartonin e tij, duke ditur se i kishin mbetur vetëm gjashtë muaj nga përfundimi i kontratës.
Ky veprim, përtej interesit që parizienët kanë për sulmuesin, u justifikua me faktin se ata kanë gjetur marrëveshjen dhe në verë ai do të zëvendësojë Di Marian, kontrata e të cilit përfundon në të njëjtën periudhë.








