Connect with us

Sport

Mediat franceze për të ardhmen e Mbappes: Kjo skuadër është në garë para Real Madridit

Published

on

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.Bëhet fjalë për të ardhmen e Mbappes, që tash e disa kohë po diskutohet në mediat kryesore të futbollit në botë, përcjell GazetaBlic.Kontrata aktuale e lojtarit me skuadrën parisiene skadon në verën e vitit të ardhshëm, teksa palët nuk kanë gjetur edhe më tutje gjuhën e përbashkët që të njëjtën ta vazhdojnë sërish.

Sipas asaj që shkruan “Canal+” në Francë, dy ekipe janë nga më të interesuarat për të nënshkruar me yllin e kombëtares trikolore. Liverpooli dhe Real Madridi. Por, sipas të njëjtit medium, “The Reds” janë më përpara në garë.Kjo pasi Klopp veçse ka bërë përgatitjete e nevojshme për të arritur te fantazisti. Thuhet se planifikohet shitja e Mohamed Salah, por kjo e gjitha do të varet nga lojtari, pra nëse do të pranojë rinovimin apo do të synojë largimin nga “Parc de Princes”.

Alsat