Connect with us

Entertainment

Mediat britanike zbulojnë 6 përforcimet e Ten Hag-ut në merkaton e verës

Published

on

“Djajtë e Kuq” janë informuar nga trajneri Erik ten Hag, për zgjedhjet e tij ideale. Ten Hag është i vetëdijshëm se nënshkrimi i një sulmuesi të madh nuk do të jetë i lehtë, veçanërisht nëse marrja e klubit nuk përfundon deri në qershor.

Sipas “Manchester Evening News”, skuadra e Mançester Junajtedit po monitoron plot gjashtë emra ku padyshim dy objektivat kryesore janë Hari Kejni i Totenham Hotspurit dhe Viktor Osimhen i Napolit.

Sulmuesi i Aintraht Frankfurt, Randal Kolo Muani dhe sulmuesi i Atalantës, Rasmus Hojlund, janë dy të tjerët në listën e dëshirave. Dy emrat e fundit në listë për Junajtedin janë Gonzalo Ramos dhe Mohamed Kudus nga Benfika, përkatësisht Ajaksi.

The post Mediat britanike zbulojnë 6 përforcimet e Ten Hag-ut në merkaton e verës appeared first on Alsat.