Connect with us

Sport

Media më e madhe në Spanjë, jep lajmin e habitshëm për Kosovë: Ky njeri… – Bota Sot

Published

on

Spanjolli është emëruar selektor i Kombëtares së Kosovës në hendboll  (meshjkujt) për dy ndeshje, kjo ka bërë bujë edhe në Spanjë. Gazeta më e madhe sportive në Spanjë, “Marca”, që ka tirazhin milionësh, ka shkruar për këtë mrekulli në Kosovë. 

“Spanjolli Javier Cabanas, trajner i përkohshëm i Kosovës”, shkruan “Marca”. 
“Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet. Sidoqoftë, një trajner spanjoll do të kujdeset për ekipin kombëtar të hendbollit të Kosovës për seniorë, apriori, vetëm për dy ndeshje. Javier Cabanas ka pranuar ofertën e federatës për t’i përgatitur dy ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022 kundër Malit të Zi dhe Suedisë. 

“Presidenti i klubit tim, i cili është gjithashtu nënkryetar i Federatës së Kosovës, më pyeti nëse mund t’i ndihmoja ata për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Suedisë. Ata kanë trajnerin, i cili në parim nuk mundë për këto dy ndeshje të angazhohet kështu që ata ma afruan mua këtë mundësi. Një propozim që unë e pranova, sepse është një mundësi e mirë. Çfarë vjen më pas, nuk e di”, e “pranon ai për “Marca”. Selektori Taip Ramadani nuk mund të kthehet në Kosovë nga Australia për shkak të kufizimeve për shkak të masave për pandemi. “Javier Cabanas, trajner i Besa Famgas dhe ekipit kombëtar të Kosovës”, shkruan “Marca”. 

Cabanas ka shkuar në marsin e kaluar në mes të valës së parë të Covid-19 në Evropë, në këtë shtet të vogël,. Një ofertë për të drejtuar klubin më të suksesshëm në këtë vend, Besa Famgas, ishte e pakundërshtueshme, duke lënë pozicionin e tij në krye të Agustinos Alicante të Primera Nacional.

Tre muaj më vonë, ai debuton në pozicionin e tij të ri për t’u shpallur kampion i Ligës dhe Kupës kur rifilluan garat kombëtare. Një pritje e gjatë që u shpërblye me dy titujt e parë si trajner për një legjendë të vërtetë spanjolle të hendbollit. Një ekip nga Kosova që verën e kaluar rekrutoi lojtarin Asturian Víctor Alonso për të forcuar më tej skuadrën e saj.

“Unë jam shumë i lumtur në klubin tim, i cili do të luajë në Kupën e Evropës në këtë sezon kundër Bosna Vispak Visoko. Por kjo përvojë e re në krye të ekipit të Kosovës është gjithashtu një pasuri”, shpjegon trajneri spanjoll.

Javier Cabanas nuk i pëlqen të përzihet sporti me politikën, paradoks që vendi i tij i origjinës nuk e njeh një shtet që ai do të përfaqësojë si trajner. “Unë jam një njeri sportiv, më pëlqen ajo që bëj në çdo situatë dhe vend në botë. Më pëlqen të ndaj të dy aspektet. Është një mundësi sportive që më lind dhe e pranoj si të tillë. Politika nuk ka asnjë lidhje me të. Të bëj hendboll, nuk shkon me mua politika”, përfundon Cabanas, trajneri i përkohshëm i Kosovës.

Cabanas do ta drejtojë Kombëtaren e Kosovës në hendboll në dy ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”.

Kombëtarja jonë më 4 nëntor luan ndaj Malit të Zi në Podgoricë kurse më 8 nëntor e pret Suedinë në Prishtinë.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending