Showbiz
“Më nxirrnin nga shtëpia me qira, flija herët se isha pa ngrënë”, Donald Veshaj flet për sakrificat dhe periudhën e vështirë të jetës
Published
5 years agoon
By
admin
Një debat i ashpër mbrëmë (e martë) në Big Brother VIP ka ndodhur në mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Einxhel Shkira.
Kjo e fundit i akuzoi vëllezërit Veshaj se fama e tyre nuk vjen nga talenti në aktrim dhe moderim, por atë e kanë arritur nga romancat e shumë përfolura në Shqipëri.
Pas spektaklit, Donaldi ka folur me Arjolën, të cilës i ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij.
Donald Veshaj (Foto: YouTube)
Ai theksoi se e nxirrnin nga shtëpia sepse nuk kishte mundësi të paguante qiranë e shtëpisë.
“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia”, ka thënë ai.
“Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe me gjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”, shtoi më tej Veshaj.
Lidhur me rastin, janë bërë edhe disa reagime nga bashkëpunëtorët e Einxhel dhe Donaldit, që tregojnë versionet e tyre rreth kësaj. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.
You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










