Connect with us

Showbiz

Max Ehrich nuk po e lë të qetë Demi Lovaton – këngëtarja kontakton me avokatin e saj

Published

on

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, tashmë është duke kontaktuar me avokatin e saj, sa i përket çështjes me Max Ehrich.

Një veprim i tillë ka të bëjë me aktorin e njohur, pasi nuk e ka ndërmend ta lë të qetë këngëtaren, shkruan Daily Mail.

Një burim për E News ka thënë: “Ajo është duke pasur shumë konflikte me Max, pasi nuk po e lë të qetë”.

29-vjeçari ka provuar me çdo kusht ta kontaktojë ish-të fejuarën, familjarë dhe shoqërinë e saj, të cilët e kan bllokuar tashmë në çdo rrjet social.

“Ai ka qenë duke kontaktuar familjarë e shoqëri të saj, të cilët e kanë bllokuar në çdo anë. Ajo është duke kontaktuar me avokatin për atë se çka ai po bën”, është shprehur burimi.

Lajmi ka ardhur si rrjedhojë e disa imazheve të publikuara, ku Ehrich shihet duke qarë në vendin ku i propozoi Lovatos.

Aktori ende nuk është në gjendje ta përballojë të vërtetën, ndërsa hidhte akuza se Demi e ka përdorur ndarjen vetëm për publicitet. /Telegrafi/