Connect with us

Entertainment

Maska prej ari që kushton 4.000 dollarë – ALSAT-M

Published

on


Koronavirusi është përhapur pothuajse në të gjithë botën dhe një nga ndryshimet që ka sjellë është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

Rritja e kërkesës për maska ka bërë që të rritet edhe oferta, por ka njerëz që kërkojnë të veçohen nga të tjerët. Shankar Kurhade, një biznesmen indian, përdor një maskë me flori, për të cilën pagoi 4000 dollarë.

“Njerëzit më kërkojnë “selfie”, habiten kur më shohin me një maskë ari nëpër supermarkete”, tha biznesmeni për AFP.

Ai thekson se nuk e ka blerë këtë maskë për t’i bërë reklamë vetes, por për t’u mbrojtur, pavarësisht se e pranon se nuk është i sigurt se kjo maskë mund ta mbrojë nga koronavirusi. Ai thotë se merr masa të tjera: “Nuk janë maskat ato që do të mbrojnë njerëzit, por distancimi social dhe larja e duarve”.

India është vendi i tretë me më shumë të prekur nga Covid-19, me më shumë se 690 000 raste. Vetëm SHBA dhe Brazili kanë më shumë raste sesa India.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Humbi gruan nga COVID-19, kolegët gjermanë ndihmojnë shqiptarin dhe foshnjën e porsalindur

Published

on

Një shqiptar i Kosovës i cili jeton në Gjermani humbi gruan e infektuar me Covid vetëm pak pas lindjes.

30 vjeçari pas humbjes së bashkëshortes u gjend i vetëm me një foshnjë të sapolindur por fati deshi që kolegët e tij në kompaninë Odenwäller nga Butterstadt të mos e braktisin dhe ti qëndrojnë sa më pranë për të kaluar këtë situatë të vështirë.

Kolegët kanë filluar një fushatë ndihme për babain e ri i mbetur i vetëm me djalin e tij të sapolindur.

Mediat gjermane bëjnë me dije se fatkeqësia për familjen shqiptare nisi pas infektimit të dy prindërve të foshnjës me Covid, ku gruaja ishte në muajin e 7 të shtatzanisë.

Përkeqësimi i gjendjes së nënës bëri që mjekët të ndërhyjnë dhe të sjellin në jetë foshnjën. Djali peshonte vetëm 980 gramë në lindje, dhe pas prerjes cezariane, nëna e re vihet në koma artificiale në mënyrë që ajo të vazhdojë të furnizohet me oksigjen.

Por, pavarësisht kujdesit të mirë mjekësor në Spitalin Universitar të Frankfurtit, gjendja e saj po përkeqësohej dukshëm duke humbur betejën.

Continue Reading

Entertainment

Vetura luksoze që askush nuk e dëshironte

Published

on

Ka kaluar saktësisht një çerek shekulli nga prezantimi i makinës së fundit të pasagjerëve të markës së famshme nfa Çekia.

Tatra është një emër me një histori të pasur që daton që nga shekulli i 19-të.

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ky prodhues çek i makinave luksoze i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit gjerman, dhe më pas periudhës së pasluftës dhe autoriteteve komuniste, për t’iu nënshtruar përfundimisht gjatë tranzicionit në vitet 1990.

Sot është i njohur për prodhimin e kamionëve dhe automjeteve ushtarake.

Ky vit shënon një çerek shekulli që nga premiera e makinës së fundit të pasagjerëve që mban emërtimin Tatra. Ai është një model 700, bazuar në paraardhësin e tij, Tatra 613.

Kjo veturë është bërë për vetëm tre vjet, deri në vitin 1999, dhe në atë periudhë u prodhuan më pak se 100 kopje. Mundësohej nga një motor me benzinë ​​V8.

 

Continue Reading

Entertainment

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Published

on

Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror.

Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u shpreh se ky insekt jeton vetëm në Bjeshkët e Nemuna, për të ka shkruar edhe mediumi i njohur për zbulime shkencore “Phys.org”.

Duke iu referuar publikimit në revistën prestigjioze “Boidiversity Data Journal”, kjo faqe ka shkruar se pas analizave molekulare dhe morfologjike ishte kuptuar se është specie në të cilën shkenca s’kishte pasur qasje më herët.

Continue Reading

Trending