Connect with us

Sport

Maqedonia me Shqipërinë në vazon e katërt – Alsat

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të shortohet nga vazoja e katërt për sfidat eliminatore të Botërorit “Katar 2022”. FIFA së fundi shpalosi ndarjen e kombëtareve europiane për shortin e 7 dhjetorit, që do të hidhet në Zyrih, pas të cilit do të mësojnë kundërshtarët e tyre. Maqedonia është sistemuar në vazon e katërt së bashku me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Ndërkohë sa i përket kombëtares së Kosovës, ajo futet në short nga vazoja e pestë, bashkë me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën.

Teoretikisht ekziston mundësia që “Dardanët” të përballen me Maqedoninë ose me Shqipërinë, në eliminatoret e Botërorit 2022.

Alsat