Showbiz
Lutfi Haziri rrëfen takimin e parë me bashkëshorten e tij, Miken: Tani është këshilltarja më e mirë e imja
Published
6 years agoon
By
admin
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, krahas karrierës së tij si politikan komentohet mjaft shumë edhe për jetën personale.
Ai është i martuar prej shumë vitesh me këngëtaren Myrvete Bajrami, e cila për publikun tashmë është e njohur si ‘Mikja’.
Të njëjtit po ashtu kanë së bashku tri vajza dhe një djalë të vetëm.
Lutfi Haziri (Foto: Facebook)
I pari i Gjilanit së fundmi në një intervistë në emisionin “Tete a Tete me Adelinën” ka treguar se si është njohur me Miken dhe flet për takimin e tyre të parë.
“Jemi takuar në aktivitete me të thënë të drejtën, në kulturë, Mika ka qenë në famën e vet unë kam qenë në kohën time në Gjilan udhëheqës
apo kryetari i Forumit të Rinisë në atë kohë, pra Mika ka qenë në famën e vet në rritje me motrën. Ka qenë kontribuese, ka dhënë kontribut në aktivitete kulturore në veçanti për festa 28 Nëntori, në Flakën e Janarit që në Gjilan është tradicionale aty e kam parë për herë të parë. Mandej ngadalë duke e parë e duke e zgjedh”.
“Ne kemi tre 7 në jetë, më 7 janar i kam propozuar më 7 qershor jemi fejuar dhe me 7 tetor jemi martuar brenda një viti. Mandej më bërë bërë këshilltarja, njeriu, mbështetësja e kritikuesja më e madhe”, ka thënë mes shumë gjërash Haziri. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










