Connect with us

Shendetsi

Llukarevska: Firmat që kanë abuzuar me ndihmat shtetërore, kryesisht me nga 1-5 punëtorë

Published

on

Sanja Llukarevska, drejtoreshë DAP-it, për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se pjesa më e madhe e kompanive që kanë abuzuar me ndihmat shtetërore gjatë pandemisë janë kryesisht firma të vogla me 1 deri në 5 punëtorë. Sipas saj, firmat të kësaj kategorie, duke menduar se janë të papërfillshme nga sistemi Inspektoratit, i kanë mbajtur të hollat për vete dhe nuk u kanë dhënë asgjë punëtorëve të tyre. Por, ajo theksoi se këto firma nuk kanë për t’ia hedhur lehtë sepse gjobat në të tilla raste varjojnë nga 1 000 deri në 10 000 euro, plus kalojnë në penale.

– Advertisment –

Sipas analizës për obliguesit tatimor që e bëjnë keqpërdorimin, bëhet fjalë për kompani që kanë prej 1 deri 5 punëtorë, shumica janë të kësaj kategorie. Konsiderojnë se s’mund t’i detektojë sistemi apo punojnë në situatë shumë të rëndë, ata edhe prej më herët kanë paga të papaguara. Nga ana  tjetër, mendojnë se nuk do të hyjmë me kontrolle dhe ajo që shkruan si dispozitë ligjore dhe kompetenca si DAP dhe Inspektorat shtetëror i punës, se nuk do të bëjmë kontrolle. Nuk mund të them se gjobat janë të vogla sepse bëhet fjalë për dispozita kundërvajtëse që sillen prej 1000 deri në 10.000 për kompanitë, plus gjoba që do ta shqiptojë Inspektorati shtetëror i punës, plus përgjegjësia penale për të cilën do të këmbëngulim sepse e dërguam listën pranë PTHP- tha Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.