Maqedoni
Lloga thirrje partive politike: Rregullat e reja të Kodit Zgjedhor të miratohen me konsensus – Alsat
Published
4 years agoon
By

Ministri i ri i Drejtësisë, Krenar Lloga vendosi të aktualizojë çështjen e Kodit të ri Zgjedhor. Në konferencën kushtuar reformave të rregullativës zgjedhore të organizuar nga NDI-ja, Lloga u bëri thirrje të gjitha partive politike që të miratojnë me konsensus rregullat e reja zgjedhore. Ai ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që të propozojë një anëtar në grupin e punës në kuadër të ministrisë, ndërsa nga partia e Mickoskit për Alsat thonë se nuk kanë ftesë të tillë.
“I bëj thirrje VMRO-DPMNE-së, si partia më e madhe opozitare që të japë kontributin e saj dhe të emërojë anëtarët e saj në grupin punues. Jam dakord që kryetari i grupit të punës të jetë propozimi i tyre”, deklaroi Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.
“Deri më tani nuk kemi asnjë ftesë për pjesëmarrje në grupet e punës për Kodin Zgjedhor. Para se të vendoset për diçka, është mirë të dëgjohet se cili është qëndrimi i koalicionit qeveritar BDI-LSDM dhe pjesa tjetër e pushtetit për një njësi zgjedhore”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Paraprakisht, LSDM-ja theksoi se mund të diskutohet për një njësi zgjedhore, që ishte kërkesë e partive më të vogla në koalicionin e tyre, por dritë jeshile për një ide të tillë nuk kishte nga BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët. Dëshira e BDI-së është që të mbeten gjashtë njësi zgjedhore dhe nëse ka pajtueshmëri për një, atëherë të vendoset prag zgjedhor prej pesë për qind. Ndërsa Aleanca kërkoi të jenë tetë njësi zgjedhore. Herën e fundit që kryeministri Dimitar Kovaçevski foli për ndryshime në Kodin aktual Zgjedhor ishte në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kur tha se bisedimet në koalicion janë duke vazhduar.
“Tashmë jemi duke u harmonizuar me partnerët e koalicionit për avancimet e reja të barazisë gjinore, ndryshimet në Kodin Zgjedhor në drejtim të arritjes së barazisë së plotë gjinore në listat e deputetëve dhe këshilltarëve”, u shpreh Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së.
Sipas procedurave, nëse miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ato duhet të hyjnë në fuqi të paktën gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Përfaqësuesit e pushtetit në periudhën e kaluar përsëritën se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm. /Alsat.mk
You may like

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

Ylli i F1, Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra bëhen prindër

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

E dashura e Romeo Beckham poston foto nga Bali, duke pozuar me bikini










