Connect with us

Sport

Lista e plotë e lojtarëve që mund të negociojnë me ndonjë klub që nga dita e sotme

Published

on

Sikurse afatet e kaluara, lojtarët të cilëve kontrata i mbaron në verë, kanë të drejtë të negociojnë me ndonjë klub qysh nga janari.

Pandemia globale ka ndikuar edhe në botën e futbollit, me ç’rast shumë klube do të duhet të shesin lojtarë, por madje me një çmim më të lirë sesa zakonisht.

Njëri prej emrave më të përfolur në këtë listë është padyshim ai i Lionel Messit, ku argjentinasi akoma nuk ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e tij.

Dhe gjithashtu njëri prej klubeve që ka më së shumti probleme financiare është pikërisht Barcelona.

Kapitenët e të dyja skuadrave, Real Madrid e Barcelona janë të lirë të negicojnë më ndonjë klub tjetër, kështu që edhe Sergio Ramos ka të drejtën për ta bërë këtë gjë.

Ndërsa kjo është edhe lista e plotë e lojtarëve: “Ramos, Bernat, Vazquez, Riqui Puig, Messi, Aguero, Di Maria, Draxler, Boateng, Özil, Depay, Wijnaldum, Alaba, Thauvin, Donnarumma, Modric, Milik”.

Alsat