Connect with us

Bota

Lirohet nga akuza Dragan Daravellski – Alsat

Published

on

Këshilli Gjyqësor në kuadër Gjykatës Penale ka marrë vendim me të cilën e ndërpret ndjekjen penale kundër ish-drejtorit të Dogonave, Dragan Daravellski.

Sipas gjykatave, atij nuk do të mund t’i gjykohet nga e para sepse ka vjetërsim të plotë të rastit për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtarë. Aktgjykimi prej shtatë vjetëve burg u shfuqizua.

Ish-drejtori i Doganës, Daravellski 20 vjet i kaloi në arrati jashtë Maqedonisë. Në Serbi mori edhe nënshtetësi serbe. Për shkak se për të ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar ai kohë më parë u arrestua në vendkalimin kufitar në Tabanoc.