Connect with us

Shendetsi

Legjenda e muzikës botërore do t’i bashkohet Dua Lipës në koncertin “Studio 2054”

Published

on

Edhe dy ditë kanë mbetur nga koncerti virtual i Dua Lipës, më 27 nëntor, ku me siguri do bëhet nami. Artista me famë botërore na kishte paralajmëruar për shumë surpriza dhe na lejoni të themi se paska rezervuar goxha të papritura.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka bërë me dije se “STUDIO 2054” do i bashkohet edhe Elton John.

Autorja e hitit “Don’t start now” ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij.

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus.

Dy artistet sollën të premten bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”, që po bën namin.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit. Ditën e djeshme Dua na bëri të gjithve krenarë.

Ajo së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.