Skuadra e Evertonit, ka emëruar Frank Lampardin si trajner të ri të skuadrës për ta pasuar spanjollin Rafael Benitez. Ish-mesfushori anglez ka rënë dakord për një kontratë dy vjeçare e gjysmë, deri në qershor të vitit 2024 dhe do të marrë drejtimin e ekipit të parë për ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Brentfordit në “Goodison Park”, të shtunën më 5 shkurt.
“Është një nder i madh për mua të përfaqësoj dhe drejtoj një klub me madhësinë dhe traditën e klubit të futbollit Evertoni. Unë jam shumë i uritur dhe mezi pres të fillojë. Pasi fola me pronarin, kryetarin dhe bordin, ndjeva shumë pasionin dhe ambicien e tyre. Shpresoj se ata e kanë ndjerë ambicien time dhe atë se sa shumë dua të punoj për ta ndihmuar këtë klub.
Mesazhi im i parë për lojtarët do të jetë se ne duhet ta bëjmë këtë së bashku. Ne do të përpiqemi të bëjmë punën tonë dhe e di që tifozët do të jenë aty duke na mbështetur”, tha me tjerash Frenk Lampard.








