Showbiz
Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje
Published
5 days agoon
By

Përplasjet me batuta mes ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 4 po vazhdojnë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Këtë herë, në një shkëmbim thumbimesh janë përfshirë Labinot Haxhiu, Ludo dhe Labinot Rexha.
Shkak për këtë situatë u bë një video e publikuar në TikTok, ku Labinot Haxhiu shfaqej duke kërcyer së bashku me Klodian Mihajn, nën tingujt e këngës “Barbie Girl”.
Kjo ishte shoqëruar me mbishkrimin ironik “Si na sheh Ludo dhe Noti”, duke iu referuar diskutimeve të mëparshme mes tyre.
Videoja nuk kaloi pa reagime. Ludo komentoi me një batutë, duke i cilësuar dyshen si ‘çift të mrekullueshëm’ dhe duke u uruar jetë të gjatë e të lumtur bashkë.
Edhe Labinot Rexha iu bashkua, duke i quajtur ‘çiftin e vitit’ dhe duke thënë se do t’i emëronte ambasadorë martesorë.
Foto: Screenshot/TikTok
Por Labi duket se kishte përgatitur përgjigjen e tij.
Ai publikoi në Instagram një foto të Ludos dhe Labinot Rexhës gjatë trajtimeve estetike të fytyrës, duke i shoqëruar me të njëjtën këngë që ishte përdorur në videon e tij dhe të Klodit.
“Come on Barbie, let’s go party”, shkruhej mbi fotografitë, në një kundërpërgjigje që duket se u drejtohej drejtpërdrejt dy ish-banorëve. /Telegrafi/
You may like

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur











