Showbiz
Kylie Jenner shihet për herë të parë në publik që kur u bë nënë për herë të dytë
Published
5 years agoon
By
admin
Kylie Jenner është parë për herë të parë në publik që prej lindjes së fëmijës së saj të dytë tre javë më parë.
Të shtunën (26 shkurt), 24-vjeçarja u pa me nënën e saj Kris Jenner, 66 vjeçe, teksa dyshja shikonin ndërtimet e një shtëpie në Los Angeles.
Ylli i ” Keeping Up With The Kardashians ” u pa me një dukje të thjesht, bluzë të zezë kombinuar me dollakë të zeza, atlete gri dhe çorape të bardha.
Thekeluesja e “Kylie Cosmetics” i lidhi flokët e saj në një bisht, të cilat i mbajti nën një kapele të zezë bejsbolli.
Personaliteti televiziv ecte përkrah Kris, e cila ishte veshur në mënyrë të ngjashme me një xhup të zi dhe dollakë të zeza me atlete të zeza, teksa inspektonin shtëpinë gri moderne.

Dyshes nënë-bijë thuhet se iu bashkua vajza katër vjeçare e Kyliet, Stormi në këtë dalje, si dhe disa persona të tjerë.
Jenner lindi një djalë më 2 shkurt, vetëm një ditë pasi festoi ditëlindjen e katërt të Stormit me të dashurin Travis Scott, shkruan DailyMail.
Më pak se një javë pasi mirëpriti fëmijën e saj të dytë, në një postim në Instagram, Kylie zbuloi se emri i djalit të saj ishte Wolf Webster.

Foto: Kylie Jenner/Instagram
Emri Wolf është emër djali me origjinë gjermane që do të thotë ‘ujk udhëtues’, sipas Nameberry.com.
Sajti thekson se emri “është mjaft i zakonshëm në gjermanisht (ku shqiptohet Vulf) dhe familjet hebreje, ndonjëherë si një formë e shkurtër e Wolfgang.
Më 6 shkurt, nëna e dy fëmijëve postoi një foto të ëmbël bardh e zi ku shfaqte dorën e vogël të djalit të saj për të dhënë lajmin se ai kishte lindur. /Telegrafi/

Foto: Kylie Jenner/Instagram
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










