Connect with us

Sport

Ky është tualeti në Kosovë, më i famshmi në botë! E veçantë apo jo! – Bota Sot

Published

on

Istogu është në qendër të vëmendjes, sidomos në ditët e fundit! Palestra e re e sportit vërtet kur e shikon nga brenda dhe nga jashtë, është shumë e këndshme apo e  bukur.

Një mrekulli e pazakontë po e bën pothuajse tërë Kosovën që të tallet me ta!  

Pesë guacat në tualet dhe pa ndarje, janë një shëmti në vete.  Disa thonë se ky tualet në Kosovë është më i famshmi në botë, një mrekulli që duhet të ndiqet edhe nga shtetet rajonit. Disa e quajnë turp.  Disa thonë, se do të vihen edhe perdet që mos ta shohin njëri –tjetrin, njëri nga trajnerët është i bindur, se do të vihen edhe kabinat me xhama!

Disa zyrtarë të federatave përtojnë me shkuar me pa ndeshje në palestrën në Istog, se duhet kërkojnë një tualet jashtë palestrës.   Disa qeshin e tallen, përbërja e parë e basketbollit mund të kryejë shërbime duke e pa njëri – tjetrin! Përbërja e volejbollit (6), një mbetet jashtë ose në hendboll (7) dy mbeten jashtë, në pritje, vazhdojnë talljet e ndryshme. E kush e zbuloi këtë marifet të zi?

Fikret Shatri, ish basketbollist i mirënjohur dhe që e ka alarmuar opinionin. Është e çuditshme se si nuk u pa më herët!

Alsat