Maqedoni
Kur toka filloi të dridhej në Adana, isha duke fjetur në katin e fundit të një pallati 15-katësh! – Alsat
Published
4 years agoon
By

Derisa njerëzit vazhdojnë të gërmojnë nëpër rrënoja, duke shpresuar të gjejnë dikë ende gjallë, numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri vazhdon të rritet. Shumë sportistë janw në mesin e 19 mijë të vdekurve të kësaj katastrofe, që tronditi botën. Nëse imazhet janë rrëqethëse, e njëjta gjë mund të thuhet për historitë e atyre që mbijetuan dhe arritën të shpëtonin, pasi e panë vdekjen me sy. Mes tyre është edhe futbollisti Fredrik Gulbrandsen.
Sulmuesi në fjalë, pasi kishte luajtur në fillim të karrierës së tij në vendlindjen e tij, Norvegji, filloi të udhëtonte nëpër botë duke luajtur për Salzburgun, Nju Jork Red Bulls dhe më pas në Turqi, fillimisht për Bashakshehirin dhe më pas për Adanaspor, ku u transferua verën e kaluar. Për shkak të përvojës së tij të re profesionale në oborrin e trajnerit italian Vincenzo Montella, futbollisti norvegjez padyshim ka vendosur të banojë në qytetin e Adana-s. Aty qëlloi në momentin e lëkundjeve të para, ato të tmerrshmet që arritën deri në 7.8 ballë rihter.
Në një postim në Instagram, 30-vjeçarja Gulbrandsen ka rrëfyer atë që ndodhi në momentin e tërmetit. Momente tmerri për djaloshin që jetonte në një apartament në katin e 15-të.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa i frikësuar isha. Jam ende i shokuar. Kur toka filloi të dridhej në Adana, unë isha duke fjetur në katin e fundit të një pallati 15-katësh. Në një moment mendova se isha i vdekur,” ka shkruar futbollisti norvegjez.
Gulbrandsen shprehu me fjalë idenë e asaj që po ndodhte dhe ndjesia e transmetuar është rrëqethëse.
“U zvarrita në dysheme për të zbritur, i bindur se dyshemeja poshtë meje do të zhytej. Ende nuk mund ta besoj si ndërtesa mbijetoi. Pallati lëvizi aq shpejt sa m’u duk sikur të isha në një varkë, ndërsa kishte stuhi të fortë në det. Sapo munda të largohesha nga ndërtesa, pashë shumë njerëz që dilnin jashtë. Ata ishin të tmerruar. Unë isha shumë, shumë me fat,” tha mes tjerash Gulbrandsen.
Mijëra njerëz për fat të keq nuk kanë pasur të njëjtin fat. Mes tyre mund të jetë edhe një tjetër futbollist, Atsu, i cili ka rënë në zbrazëti nga kati i 9-të dhe është ende nën rrënoja. Shpresat për ta gjetur gjallë janë duke u pakësuar.
You may like

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur










