Maqedoni
Kryetari i ASHAM, Kocarev, dezinformon se “populli maqedonas u zhduk plotësisht nga skena ndërkombëtare” – Alsat
Published
4 years agoon
By

Ekspozojmë dezinformata të reja nga kryetari ASHAM-it, Lupço Kocarev, për zhdukjen e popullit maqedonas. Ja çfarë tha ai në Kuvendin vjetor të Akademisë: “Deri më 16 qershor 2018, për më shumë se 130 vende dhe për gati 80 për qind të banorëve të planetit Tokë, ne ishim maqedonas që jetonim në Republikën e Maqedonisë, e që më 17 qershor, një ditë më vonë, populli maqedonas u zhduk plotësisht nga skena ndërkombëtare”.
Më 22.02.2023, disa media e publikuan këtë pohim të Kocarevit. Por, a është e vërtetë se “populli maqedonas u zhduk plotësisht nga skena ndërkombëtare” më 17 qershor 2018, pasi u nënshkrua “Marrëveshja e Prespës”, siç pretendon kryetari i ASHAM-it?
Faktet flasin të kundërtën nga pretendimet e Kocarevit. Mjafton të shihet neni 7 i Marrëveshjes së Prespës, për të vërtetuar se shprehja “maqedonas/e” vazhdon të përdoret si për gjuhën, ashtu edhe për popullin.
Gjithashtu, edhe në amendamentet kushtetuese të miratuara pas Marrëveshjes së Prespës, nuk ka fare ndryshime në përdorimin e shprehjes “popull maqedonas”. “Populli maqedonas” mbeti në Kushtetutë, e përmendet edhe në amendamentet, si edhe shprehja “gjuhë maqedonase”.
Edhe rezultatet e Regjistrimit të vitit 2021 konfirmuan se populli maqedonas nuk është zhdukur dhe se maqedonasit etnikë janë shumicë në Maqedoninë e Veriut.
Prandaj, është i pabazë dhe joserioz pohimi i Kocarevit se “populli maqedonas u zhduk plotësisht nga skena ndërkombëtare” më 17 qershor 2018, kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës.
Përndryshe, emisioni Poligraf veçmë vërtetoi se “janë të pavërteta pretendimet e kryetarit të ASHAM-it se “maqedonasit janë në prag të shfarosjes” dhe “Maqedonasit janë zhdukur që sot!”, të cilat Kocarev i deklaronte në shtator dhe tetor të vitit 2022.
Prandaj, deklaratat aktuale dhe ato të mëparshme të Kocarevit për zhdukjen e popullit maqedonas dhe maqedonasve i vlerësojmë si dezinformata. Deklaratat e tilla janë të dëmshme, sepse shkaktojnë frikë dhe rrezik të pajustifikuar te maqedonasit etnikë dhe ndezin pasione dhe tensione nacionaliste.
You may like

“Mos më prek familjen”, situata del jashtë kontrollit në mes të Akilit dhe Adrianit në BBVK

Shfaqet në lot, Doresa reagon pasi u përmend në rastin e banores së Big Brother VIP Kosova 5

Rame Lahaj ndan emocionet pas koncertit në Düsseldorf

Pas 38 vitesh rikthehet në “Akordet e Kosovës”, Deniza Begolli rrëfen kujtimet dhe dashurinë për muzikën

“Nuk e di si po më sheh jashtë”, Anjeza Gubetini e rezervuar në Big Brother për shkak të të dashurit

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund










