Me Shoqatat të cilat nuk do të harmonizohen me ligjet dhe dispozitat ligjore do të veprohet në pajtim me dispozitat ligjore, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ndërkohë i pyetur lidhur me emrat e klubeve bullgare në vend, ai tha.
“Ato shoqata që nuk do të respektojnë ligjin dhe nuk do të respektojnë dispozitat ligjore në afatin e përcaktuar dhe në përputhje me vendimet e Komisionit të parashikuara me ligj, Regjistri Qendror do të veproj në përputhje me ligjin “, tha Kovaçevski.








