Showbiz
Korab Shaqiri: Ikja e të rinjve nga Kosova dhimbje e madhe për vendin tonë, shteti duhet të bëjë diçka me urgjencë
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, duket se është shumë i shqetësuar me situatën e migrimit në Kosovë.
Ai ka mbetur i prekur me të lexuar një shkrim në REL, ku tregohej rrëfimi i një të riu nga Istogu, që dëshironte të largohej nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani.
Me të lexuar rrëfimin e tij, këngëtari Shaqiri shfrytëzoi rastin për të bërë një apel, duke e ndarë atë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.
Foto: Korab Shaqiri/Instagram
Ai publikoi në InstaStory një fotografi të artikullit, duke shkruar në mbishkrimin e saj shqetësimin e tij lidhur me këtë çështje.
“Ikja e të rinjve nga Kosova…Kjo dhimbje e madhe për vendin tonë. Shteti duhet të bëjë diçka me urgjencë. Vetëm në vitin 2019 kanë marrë viza pune 35 000 persona në një ambasadë”, ka shkruar Korabi në InstaStory.

Foto: Korab Shaqiri/InstaStory
Çështja e migrimit në vend vazhdon të jetë një problematikë e lartë me të cilën Kosova prej vitesh.
Mendohet që kjo është edhe një nga arsyet që ka shfaqur pengesë në liberalizimin e vizave. /Telegrafi/
You may like

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit

Si ndikon lënia e alkoolit në shëndetin tuaj, gjumë më i mirë dhe hidratim më i mirë

Shkurta për Anjezën: Ka me qenë domestos, ka me i pastru plot banorë

Aktorja e “Friends” iu bashkua faqes me përmbajtje për të rritur në moshën 76-vjeçare

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja










