Maqedoni
Kontesti me Bullgarinë, VMRO-ja bllokoi Shkupin dhe kërkoi dorëheqjen e Zaevit – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Opozita kërkon dorëheqjet e Kryeministrit Zaev dhe Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani. Në protestat e sotme në të cilat kalimet drejt Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme u bllokuan, VMRO akuzoi Qeverinë për shitjen e identitetit dhe historisë maqedonase në takimet me palën bullgare. Kreu i partisë, Mickoski, akuzoi Zaevin se para tre viteve ka nënshkruar marrëveshje të cilën tani Sofja po e përdor për të shantazhuar Maqedoninë.
– Advertisment –

Për fat të keq, atë nuk arriti ta sheh Zoran Zaevi dhe vetëm një amator politik mund të nënshkruajë një marrëveshje të tillë në të cilën historia do të jetë kriter për përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit të plotë brenda Bashkimit Evropian – deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.
Protestuesit kërkojnë dorëheqje, por në realitet- nuk presin një gjë të tillë.
“Maqedonia është e përjetshme. – Kërkohet dorëheqje. Po. – A prisni që Zaev të japë dorëheqje? Jo. Pse? – Epo, nuk i përshtatet dorëheqja”.
“E respektoj këtë vend dhe popullin maqedonas. Sikurse ne boshnjakët, turqit, shqiptarët, romët, kemi identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë tonë, kështu duhet ta ketë edhe populli maqedonas. – A prisni që zyrtarët qeveritarë të japin dorëheqje? “Ju nuk mund të prisni një gjë të tillë nga një” njeri që nuk është njeri”.
Ndërkohë, disa nga protestuesit ishin pa maska kurse Mickoski u bëri thirrje atyre që të respektojnë masat kundër covid. VMRO do t’i bllokojë rrugët në Shkup edhe të mërkurën. Do të ketë protesta nga ora 15:00 deri në 16:30, përsëri para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë.
Igor Stefanovski
You may like

Gwyneth Paltrow tregon si të vishni një nga trendet më të mëdha të vjeshtës

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Halid vjen me këngën e re “Knockout”

Nga arrestimi në Mykonos te ndarjet dhe pajtimet – historia e trazuar e Angela Martinit dhe Dragos Savulescut

Lajm i mirë për fansat e “John Wick” – Keanu Reeves rikthehet në rolin e famshëm










