Maqedoni
Konfiskohen 36 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar Veles në bashkëpunim me Prokurorinë e Velesit ka ngritur padi penal kundër shtetasve A.I.(59) dhe Z.M. (52), për kryerjen e veprës penale ”prodhim i palejuar dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Sipas Ministrisë së Brendshme, më datën 04.11.2020 shtetasit A.I.(59) dhe Z.M. (52) kanë udhëtuar në Kosovë për të marrë drogën, pastaj janë kthyer në Maqedoninë e Veriut, ku kanë pasur të parkuar automjetin me të cilin drogën do transportonin drejt Turqisë. Më datën 09.11.2020 Z.M., sipas instruksioneve të A.I., është nisur drejt Turqisë me sasinë e drogës, por gjatë udhëtimit në autostradën Shkup-Veles, shtetasi Z.M ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Policia ka mbërritur në vendngjarje për aksidentin në fjalë, por kur kanë kontrolluar automjetin e përmbysur, kanë gjetur edhe 36 kilogram drogë e tipit marihuanë.
Të dy personat janë privuar nga liria dhe janë çuar para gjykatësit në procedurë paraprake ku u është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
The post Konfiskohen 36 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona appeared first on Alsat.
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










