Connect with us

Sport

Klop i zhgënjyer, Liverpulli pëson nga Brajtoni – Alsat

Published

on

Skuadra e Liverpullit ka dështuar të marrë pikët në sfidën ndaj Brajtonit, duke humbur kështu me rezultat minimal 1-0. Steven Alzate shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e 56-të, për t’i dhënë kështu Brajtonit pikët e plota.  Edhe pse “The Reds” dominuan në anën e posedimit të topit, prapë se prapë në krijimin e rasteve dhe goditjeve në portë, skuadra e Brajton ishte më mirë.

 

Trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klop, ishte I zhgënjyer nga rezultati dhe paraqitja e ekipit të tij.

“I zhgënjyer, asgjë për të buzëqeshur në të vërtetë. Goditje vështirë për tu përballur. Një javë me të vërtetë e vështirë, dy ndeshje jashtë, dy ndeshje shumë intensive dhe ne dukeshim me të vërtetë sikur të mos ishim të freskët mendërisht dhe fizikisht. Brajtoni e meritonte të fitonte, pa dyshim për këtë. Për mua, është më e rëndësishme të gjej një shpjegim pse e humbëm këtë lojë dhe të kuptojmë se çfarë ndodhi këtu sonte. Ne nuk dukeshim aspak bindës,” tha mes tjerash Klop për BBC.

 

Liverpulli të dielën do të përballen me Man. Sitin e Pep Guardiolës, ndërsa Brajtoni me këtë fitore largohet nga zona e kuqe, për 10 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 14-të me 24 pikë.  Ndërkohë Liverpulli është në vendin e katërt me 40 pikë.


Alsat