Connect with us

Sport

Klement Noel, me medalje të artë në slalom – Alsat

Published

on

Skiatori francez Klement Noel ka fituar garën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”. Me këtë rast, Noel fitoi medaljen e parë të artë në karrierën e tij dhe u bë francezi i tretë që shkëlqeu në garën e sllallomit në Lojërat Olimpike.

Me kohën 1 minutë 44 sekonda e 9 të qindta, Klement Noel u ndal në vendin e parë, duke lënë pas Johanes Stroll nga Austria, i cili erdhi në cak me vonesë prej 0.61 sekonda, ndërsa medalja e argjendtë i takoi Norvegjisë dhe Sebastian Fos-Solevag. Kujtojmë se kjo medalje e arit, është i pari për Francën në në disiplinën më teknike të garave me ski, në 20 vitet e fundit.

Alsat