Connect with us

Bota

Kinë, zjarr në një minierë ari, vdesin 6 minatorë – Alsat

Published

on

Të paktën 6 minatorë e kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një minierë ari në provincën kineze Shandong. Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, zjarri shpërtheu në mëngjes gjatë kontrollit të pajisjeve në minierën e arit Saociava pranë qytetit Caoyuen, raporton Ora News.

Si pasojë humbën jetën 6 nga 10 minatorët të cilët mbetën të bllokuar në minierë ndërsa 4 të tjerë u shtrinë në spital.

Gjatë shpërthimit që më 11 janar ndodhi në minierën në qytetin Yentai humbën jetën 10 minatorë ndërsa minatorët pothuajse dy javë mbetën të bllokuar në minierë.