Showbiz
Kim Kardashian dhe Pete Davidson të pandashëm, shihen në shoqëri të njëri-tjetrit teksa mbërrijnë në Los Angeles
Published
5 years agoon
By
admin
Kim Kardashian dhe i dashuri i saj, Pete Davidson u panë duke mbërritur në Los Angeles pasditen e së martës (22 mars) pas një udhëtimi të shpejtë në New York.
Dalja e tyre e fundit pason udhëtimin e Kimit në Miami fundjavën që lame pas për hapjen e dyqanit të saj “Skims” ditën e shtunë (19 mars).
Megjithatë, gjatë fluturimit të saj me lojtarin e “Saturday Night Live”, themeluesja e “KKW Beauty” u pa me veshje të thjesht, pantallona të zi dhe të gjera, një kapuç të zi dhe xhaketë të madhe, teksa flokët i la në bisht dhe duke e kompletuar pamjen me një palë syza me nuanca të zeza.
Foto: MEGA
Në anën tjetër, Davidson e përshtati pamjen e saj të thjeshtë me atë të tijën me veshje sportive me ngjyra të zeza dhe gri.
Ylli i komedisë u pa gjithashtu duke mbajtur një çantë të gjelbër në krah, teksa ai dhe Kardashian dilnin nga avioni, shkruan PageSix.

Foto: MEGA
Çifti i famshëm u panë publikisht për herë të fundit të dielën teksa e merrte nga aeroporti Kimin e cila po kthehej nga Miami.

Foto: SplashNews.com
“Ndihem mirë. Mendoj se në jetë, pa marrë parasysh se çfarë është, unë inkurajoj miqtë e mi dhe njerëzit që i dua vetëm të jenë të lumtur, dhe unë shkova për këtë dhe e dini çfarë? Unë jam në të 40-at e mia, më falni por thjesht shkoni dhe gjeni lumturinë tuaj”, tha së fundmi 41-vjeçarja te Ellen DeGeneres për lidhjen me partnerin e saj të ri.
Ndërkaq, vetëm pak javë më parë Kim u divorcua zyrtarisht nga ish-bashkëshorti Kanye West me të cilin ka katër fëmijë. /Telegrafi/

Foto: SplashNews.com

Foto: SplashNews.com
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










