Showbiz
Këngëtari Olly Alexander performon me taka në Londër
Published
5 years agoon
By
admin
Olly Alexander performoi teksa kishte mbathur taka të larta gjatë shfaqjes “Fashion In Motion: Harris Reed” në Muzeun ‘Victoria and Albert’ në Londër të premten.
Këngëtari i “The Years & Years”, 31 vjeç, rriti shtatin e tij prej 175 centimetrash me çizmet e zeza prej lëkure deri tek gjuri, ndërsa po dilte në skenë në event, një shfaqje live me pika kryesore nga koleksionet e “Reed” në një performancë mode të porositur posaçërisht.
Ai theksoi trupin e tij të tonifikuar i veshur me kostumin e tij të zi, i cili përbëhej nga pantallona të ngushta, shkruan DailyMail.
Këngëtari nuk kishte veshur këmishë poshtë xhaketës së tij, e cila kishte një bisht prej materiali të zi, blu dhe të bardhë.
Frontmeni i “The Years & Years” organizoi një shfaqje argëtuese ndërsa këndoi për audiencën në këtë ngjarje.

“Fashion In Motion: Harris Reed” paraqiti pikat kryesore nga koleksionet e “Reed” në një ekspozitë të porositur posaçërisht si pjesë e ekspozitës së re, “Fashioning Masculinities: The Art of Menswear”.

Të enjten, Olly shfaqi sensin e tij të bujshëm të stilit me një pelerinë bardh e zi në ndejën private “Fashion In Motion: Harris Reed” në partneritet me markën “Gucci”. /Telegrafi/





You may like

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”, Puthja e motrave Jenner përçan internetin

Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit










