Showbiz
Kelly Clarkson deklaron se divorci ishte i tmerrshëm
Published
6 years agoon
By
admin
Kelly Clarkson ka folur edhe një herë tjetër për divorcin e saj.
Në një tjetër episod të emisionit të saj, Clarkson, 38 vjeçare, ka folur haptazi me Alicia Keys dhe Glennon Doyle në lidhje me divorcin.
Gjatë bisedës, biondja kishte folur për ndarjen me Brandon Blackstock, burrin e saj prej shtatë vjetësh, duke e quajtur procesin e divorcit ‘të tmerrshëm’.
Kelly Clarkson dhe bashkëshorti i saj (Foto: Getty Images)
“Ka kaq shumë pjesë të vështira”, shpjegoi ajo. “Më e vështira për mua janë fëmijët, kjo është më e vështira për mua. Unë mendoj, si gratë veçanërisht, ne jemi të trajnuar … për t’i marrë të gjitha dhe ju mund të merreni me të dhe jeni mirë, por janë bebet tuaja për të cilën shqetësoheni”.
Këngëtarja bëri kërkesë për divorc nga Blackstock në qershor, duke përmendur ‘gjëra të papajtueshme’ pas afërsisht shtatë vjet martese.
Ata kanë së bashku dy fëmijë: vajzën River, 6 vjeçe dhe djalin Remington Alexander, 4 vjeç.

Foto: Getty Images
Prezantueses së fundmi iu dha kujdestaria fizike e fëmijëve të saj.
Blackstock, një menaxher, planifikon të jetojë në Montana ndërsa Clarkson vazhdon të punojë dhe të jetojë në Los Angeles. /Telegrafi/
You may like

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë










