Showbiz
Katër këngëtarë nga Kosova në garë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” vitin tjetër
Published
6 years agoon
By
admin
Përkundër situatës pandemike, Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar sivjet do të mbahet.
Plot 26 është numri i artistëve konkurrues sivjet, të cilët pretendojnë për çmimin e parë, me shpresën për të fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision 2021”.
Si çdo vit, edhe këtë radhë nuk mungojnë emrat pjesëmarrës nga Kosova, të cilët në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH, janë plot katër.
Këngëtarja Festina Mejzini nga Gjakova, e cila ka qenë pjesë e edicionit të parë të spektaklit “X Factor Albania”, do të konkurrojë këtë vit me këngën e titulluar “Kush je ti dashuri”.
Foto: Festina Mejzini/Instagram
Kjo nuk është hera e parë e Festinës në Festivalin e RTSH-së, pasi ajo ka marrë pjesë edhe katër vite me parë me këngën “Atje lart”.
Artisti i ri Mirud, emri i vërtetë i së cilit është Durim Morina, është gjithashtu pjesëmarrës këtë vit e një këngë e cila do të titullohet “Nëse vdes”.

Foto: Mirud/Instagram
Edhe për Mirudin nuk është hera e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, pasi dy vite më parë kishte garuar në edicionin e 57-të të festivalit me këngën “Nënë”.
Këngëtari i ri nga Prishtina, Fatos Shabani, ka vendosur që ta sprovojë veten për herë të parë në një garë siç është ajo e festivalit të dhjetorit, duke konkurruar me këngën me titull “Ty”.

Foto: Fatos Shabani/Facebook
Dhe i katërt konkurrent nga Kosova në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH është këngëtari nga Gjakova, Florent Abrashi, i cili garon sivjet me këngën “Vajzë”.

Foto: Florent Abrashi/Instagram
Edhe për Florentin është hera e dytë në këtë festival, pas paraqitjes së tij të parë në vitin 2015 me këngën “Të ndjek në çdo hap”.
Kujtojmë që edicioni i sivjetmë i “Eurovision”-it i planifikuar të mbahej në Holandë u anulua shkaku i pandemisë COVID-19, gjersa ishte përzgjedhur që Shqipëria të përfaqësohej nga Arilena Ara me këngën “Fall from the sky”.
Kosova ende nuk e gëzon të drejtën e pjesëmarrjes në “Eurovision”, teksa hera e fundit kur një artisti nga Kosova përfaqësoi Shqipërinë në festivalin evropian ishte viti 2017, me përfaqësuese Linda Halimin me këngën “Botë (World)”. /Telegrafi/
You may like

Dukagjin Lipa, folës kryesor në konferencën CROWD & LOUD në Zagreb

“Kur ishim 15 vjeçarë, me të dashurën ikëm nga shtëpitë tona dhe bashkëjetuam në Prishtinë”, Fuego tregon historinë e pazakontë të adoleshencës

Robert Pattinson në garë për rolin e James Bond: Ishte në një xhirim prove

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banorët komentojnë raportin e Behares me banorin në BBVK 5

Noizy pjesë e filmit ndërkombëtar “Blood Money”, nga 12 nëntori shfaqet në kinematë e Zvicrës

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus










