Connect with us

Bota

Kaos në Bruksel, protestuesit i venë zjarrin stacionit të policisë – Alsat

Published

on

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer sonte në Bruksel pasi një njeri me ngjyrë u vra nga policia teksa po filmonte një ndërhyrje të oficerëve me celular.

23-vjeçari i quajtur Ibrahima vdiq më vonë në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar sepse po filmonte një kontroll të policisë. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë.

Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat.

Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin grupe protestuesit që në dukje po i vinin zjarrin një stacioni policie.

Ndërsa policë të armatosur shiheshin që qëllonin ndaj protestuesve, me shumë gjasa me plumba gome.

Një tjetër dëshmitar tha se rreth 400 njerëz ishin mbledhur në rrugë, dhe po aq oficerë policie, disa prej të cilëve dukeshin shumë të “nevrikosur”.

Policia me veshje të rënda shihej që marshonte drejt protestuesve dhe lëshonte ujë me presion apo spray djegës.

Në të tjera pamje shiheshin shpërthime fishekzjarresh teksa furgonë të policisë bllokonin rrugët në formë barrikade.

Më herët disa qindra njerëz kishin marshuar drejt stacionit të policisë në veri të Brukselit.

Protesta që nisi si paqësore u organizuar nga grupi aktivist AJGB me thirrjet për zbulimin e të vërtetës për vdekjen e Ibrahima.

Por atmosfera ndryshoi shpejt dhe gurë e objekte u lëshuan ndaj policisë.

Përveç stacionit të policisë u dëmtuan dhe makinat e policisë pranë tij.

Rrethanat e vdekjes së Ibrahima janë ende të paqarta.


Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani regjistron mbi 1.000 viktima të reja nga COVID-19 – Alsat

Published

on

Në 24 orët e fundit në Gjermani humbin jetën 1.013 persona si pasojë COVID-19 kanë humbur jetën 1.013 persona. Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 1.013 vdekjet në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 49.783 ndërsa me 20.398 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 2.088.400. Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 4.836 prej të cilëve 2.777 janë të intubuar. Deri më tani në vend kundër COVID-19 janë vaksinuar 1.3 milionë persona.


Continue Reading

Bota

Kina raporton rritje të rasteve me COVID-19 – Alsat

Published

on

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se rastet e transmetuara lokale të koronavirusit të ri (COVID-19) në vend janë në rritje, përderisa numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër virusit ka tejkaluar shifrën 15 milionë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC) raportoi 144 infeksione të reja, 126 prej të cilave ishin raste të transmetuara lokale, shifër shqetësuese në rritje që vjen para festës javore të Vitit të Ri Hënor (Festivali i Pranverës), që fillon nga 12 shkurti, transmeton Anadolu. Shumica e rasteve të transmetimit lokal, përkatësisht 68 prej tyre u raportuan në provincën Heilongjiang, e ndjekur nga provinca Jilin me 33 raste dhe provinca Hebei me 20 raste. Po ashtu nga dy raste u raportuan në kryeqytetin Pekin dhe provincën Shanxi si dhe një në Shandong.

Shumë rajone në këto provinca janë nën një bllokim të rreptë për të frenuar rritjen e infeksioneve me COVID-19. Sipas autoriteteve shëndetësore kineze, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 88.701, përfshirë 4.635 vdekje dhe 82.468 të shëruar.

Fushata e vaksinimit

NHC së fundmi njoftoi se deri më tani dozën e parë të vaksinës kundër virusit e kanë marrë mbi 15 milionë persona.

“Procesi i vaksinimit ka qenë i qetë. Ne do vazhdojmë punën ashtu siç është planifikuar përderisa po afrohet edhe Viti i Ri Hënor”, tha Wang Bin nga zyra e NHS-së. Mediat lokale raportojnë se Wang njoftoi se autoritetet planifikojnë të “vaksinojnë fëmijët dhe të moshuarit në mbarë vendin për të parandaluar shpërthimet”.

“Stafi i emigracionit, punonjësit e transportit ndërkombëtar dhe të brendshëm, punonjësit thelbësor dhe ofruesit e shërbimeve publike kanë përparësi në fushatën e vaksinimit, e cila ka për qëllim të imunizojë 50 milionë persona para festës”, tha zyrtari kinez.


Continue Reading

Bota

Afrikë, vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 – Alsat

Published

on

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka arritur në 3.352.823. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 81.861 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Afrikë. Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 2.784.381. Numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt.


Continue Reading

Trending