Showbiz
Kanye West shihet me djalin Saint në ndeshje basketbolli pas pretendimeve se nuk po e lejojnë të takohet me fëmijët
Published
5 years agoon
By
admin
Kanye West kaloi kohë cilësore me djalin e tij 6-vjeçar Saint të mërkurën (16 mars), pavarësisht pretendimeve që ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, po e bën të vështirë për të që të takoi katër fëmijët e tyre.
Babë-bir u ulën në publik në ndeshjen e Boston Celtics kundër Golden State Warriors NBA në San Francisko.
Dyshja u panë me veshje të ngjashme për ngjarjen sportive, xhinse të errëta, çizme, bluzë sportive ngjyrë blu të errët dhe një xhaketë lëkure.
Foto: Getty Images
Pas lojës, babai i tij miliarder dhe ai realizuan një foto me lojtarin e Celtics Jaylen Brown.
Dalja e tyre vjen vetëm dy ditë pasi West, 44 vjeç, akuzoi Kardashian, 41 vjeç, për ndryshimin e orareve të fëmijëve të tyre “minutën e fundit”.
“Fëmijët e mi nuk u lejuan të shkonin në shërbimin e së dielës dje dhe ka shumë raste kur oraret u ndryshuan në minutën e fundit, gjë që më largoi mua si prind dhe është e paligjshme falë Zotit”, shkroi CEO i Yeezy në një postim tashmë të fshirë në Instagram të hënën (14 mars).

Foto: Getty Images
Megjithatë, Kardashian ka kundërshtuar pretendimet se ajo ka ndërhyrë disi negativisht në të drejtat e kujdestarisë së West, shkruan PageSix.
Themeluesja e “Skim komentoi në një postim të reperit të “Jesus Walks” të shpërndarë në të cilin ai pretendonte se sapo ishte “lejuar” të shihte vajzën e madhe North javën e kaluar.

Foto: Getty Images
“Ju lutem ndaloni me këtë tregim, ju ishit këtu këtë mëngjes dhe morë fëmijët për shkollë”, ishte komenti që Kim bëri në postimin e ish-burrit.
Në janar, West sulmoi përsëri Kardashian në mediat sociale, duke pretenduar se ai “nuk lejohej” të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së katërt të vajzës së tij më të vogël, Chicago.
“Po, thjesht po i uroj vajzës sime për ditëlindjen publikisht. Nuk më lejuan të di se ku ishte ahengu i saj”, pohoi ai.

Foto: Kim Kardashian/Instagram
West pretendoi se ai “e thirri Kim-in, u dërgoi mesazh dadove”, por “askush nuk do të ia tregonte adresën e festës së ditëlindjes së vajzës dhe kjo do t’i ngulitej në mendjen e saj se ai nuk isha aty për të”.
Megjithatë, ikona e hip-hopit më në fund arriti në festën e Çikagos dhe u pa në foto madje duke ndihmuar vogëlushen të hapte një dhuratë.

Foto: Shutterstock
Në shkurt, West u pa përsëri duke kaluar kohë me dy nga fëmijët e tij – North dhe Saint – në Super Bowl në stadiumin SoFi të Los Angelesit.
Kujtojmë që Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021. Ish-çifti kanë gjithashtu një djalë 2-vjeçar, Psalmin. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










