Boksieri meksikan Saul Kanelo Alvarez mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Kallum Smit, duke unifikuar titujt kampionë bote në peshën super të mesme. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren boksierit meksikan: 119-109, 119-109 dhe 117-111.
Tashmë Alvarez mban titujt e kategorive VBA dhe VBC në peshën super të mesme, duke qenë edhe kampion bote në 4 kategori të ndryshme peshash. Sfida e zhvilluar në San Antonio u dominua nga Canelo Alvarez, që e meritoi fitoren edhe pse Smith rezistoi deri në fund. Grushtet e meksikanit bënë diferencën, duke mos i dhënë asnjë shans britanikut Smith të fitojë.
Për Kanelo Alvarez ky është suksesi nr.54, ndrëkohë që numëron edhe 1 humbje e 2 barazime. Ndërsa për Smith kjo ishte humbja e parë në karrierë, që vjen pas 27 fitoresh radhazi.








