Connect with us

Sport

Kalendari i Champions League/ Nga faza e grupeve, te finalja e Stambollit

Published

on

Ditën e sotëm në Gjenevë të Zvicrës u hodh shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Pasi u përcaktuan grupet dhe skuadrat, u zbuluan edhe datat për ndeshjet.

Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve do të luhet më 29 maj të vitit tjetër në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Gjithashtu Championsi starton më 20-21 tetor me ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e fundit të fazës së grupeve do të luhen më 8 dhe 9 dhjetor.

Më poshtë mund të shikoni të gjitha datat për ndeshjet e Ligës së Kampioneve:

FAZA E GRUPEVE– Xhiro e parë: 20-21 tetor 2020

Xhiro e dytë: 27-28 tetor 2020

Xhiro e tretë: 3-4 nëntor 2020

Xhiro e katërt: 24-25 nëntor 2020

Xhiro e pestë: 1-2 dhjetor 2020

Xhiro e gjashtë: 8-9 dhjetor 2020

FAZA 1/16- Ndeshjet e para: 16-17, 27-28 shkurt 2021

Ndeshjet e kthimit: 9-10, 16-17 mars 2021

FAZA ÇEREKFINALE- Ndeshjet e para: 6-7 prill 2021

Ndeshjet e kthimit: 13-14 prill 2021

FAZA GJYSMËFINALE- Ndeshjet e para: 27-28 prill 2021

Ndeshjet e kthimit: 4-5 maj 2021

FINALE- 29 maj 2021

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending