Connect with us

Sport

Juve fiton derbin ndaj Milanit i ri

Published

on

Juventusi ka fituar në “San Siro” derbin ndaj Milanit me rezultat 3-1, duke ua shkaktuar humbjen e parë sezonale kuqezinjve.

Ndeshja e vlefshme e javës së 16-të nisi më mirë për Zonjën e Vjetër që kishte më shumë nga loja.

Fillimisht Federico Chiesa qëlloi shtyllën në minutën e 16-të, që ishte një paralajmërim se golin ishte rrotull.

Pas vetëm dy minutash, Juventusi gjen golin pas një aksioni të bukur të Paulo Dybalas dhe Chiesas, ku ky i fundit shënoi për 1-0.

Edhe pse kishte raste nga të dy skuadrat, goli i dytë erdhi në minutën e 41-të.

Një kundërsulm i bukur i Milanit u kthye në gola nga Davide Calabria (1-1), rezultatet me të cilën u mbyll edhe pjesa e parë.

Alsat