Donald Trump do të jetë ish-presidenti i parë që do të përballet me padi penale. Akuzat e sakta nuk dihen ende, por çështja është përqendruar në një pagesë me para për një yll pornografik gjatë fushatës së tij të vitit 2016, transmeton Alsat M.
Veprimi ligjor kundër Trump e shtyn fushatën presidenciale të vitit 2024 në një fazë të re – ku ish-presidenti është zotuar të vazhdojë të konkurrojë përballë akuzave penale.
Trump i ka quajtur shpesh hetimet e ndryshme rreth tij si të pabaza, duke u përpjekur të ndikojë opinionin publik mbi to duke e paraqitur veten si viktimë.
Ndërsa akuza po afrohej, Trump u kërkoi mbështetësve të tij të protestonin kundër arrestimit të tij.
Trump i ka shmangur prej kohësh pasojat ligjore në jetën e tij personale, profesionale dhe politike.
Si president, ai u fajësua dy herë nga Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët, por iu shmang dënimit nga Senati.








