Maqedoni
Ju vijnë ide të shkëlqyera sa herë që bëni dush? Kjo është arsyeja – Alsat
Published
4 years agoon
By

Mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim
Ekspertët tashmë me vite debatojnë për të ashtuquajturin “efekt i dushit” dhe përse shfaqet.
Eksperimentet e fundit të udhëhequra nga Zachary Irving, i cili ligjëron filozofinë e shkencës kognitive në Universitetin Virginia, sugjerojnë se përqendrimi i tepërt në një detyrë mund të jetë armiku i krijimtarisë, shkruan Science Alert.
Në vend që të mendoni për problemin derisa të zgjidhet, rezultatet e tij sugjerojnë që më mirë është të bëni një pauzë dhe të bëni diçka ndryshe që nuk kërkon ndonjë përqendrim të madh, siç është dushi. Kështu mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim.
Hulumtuesit konsiderojnë që keni më shumë gjasa të zbuloni diçka të mençur derisa mendimet enden.
Detyra plotësisht monotone, nga ana tjetër, duket që nuk i pengon mendimet që të gjenerojnë ide kreative.
Nëse keni problem për të cilin nuk mund të gjeni zgjidhje, bëni diçka që do t’ju preokupojë si p.sh. shëtitja, puna në kopsht apo të bëni një dush.
Të gjitha këto aktivitete janë angazhime të moderuara, përkatësisht nuk kërkojnë përpjekje të mëdha, , pra lëvizja e lirë e mendimeve lehtëson krijimin e ideve të reja.
Historikisht, eksperimentet mbi efektin e dushit kanë prodhuar rezultate jokonsistente, por Irving mendon se kjo është për shkak të gabimeve në dizajnin eksperimental.
Ekspertët thonë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të hetuar efektin e ‘efektit të dushit’, por këto rezultate të reja ofrojnë një pasqyrë sesi detyrat e lehta, të tilla si dushi, mund të ndihmojnë në gjenerimin e mendimeve krijuese në botën reale, shkruan ai.
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










