Connect with us

Sport

Ju krerët e sportit të Kosovës, bukur po dukeni në foto! Ikni more mos iu sheh kush aty, ju jeni për punë jo për foto – Bota Sot

Published

on

Ekipet e Republikës së Kosovës, pavarësisht secilës disiplinë, duhet të vetëdijesohen njëherë e përgjithmonë dhe mos të lejojnë pa nevojë të dalin në foto me ta edhe ata që nuk kanë nevojë! 

E para, në festë është klubi dhe ju krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës. Në foto mund të dalin vetëm zyrtarët e Federatës sepse ata janë organizatorë të Kupës apo të Superkupës, por jo edhe zyrtar të ndonjë institucioni. Ata mund të dalin vetëm nëse e dorëzojnë Kupën fituesit të garës, ndryshe nuk është panoramë e mirë. 

Në foto shohim kryetarin së Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe ushtruesin e detyrës të Departamentin të Sportit të Kosovës, Fitim Arifi. Ju krerët e sportit të Kosovës, bukur po dukeni në foto apo jo! Me kravata, me kat, mirë që i paskeni edhe maskat! Ikni more, ju jeni për punë jo për foto.

Shkoni more nëpër komuna të ndryshme dhe diskutoni, se sporti është në krizë dhe në fukarallëk të madh, lëreni more fotot! Keq shumë që nuk iu paskan nderuar edhe me medalje në Pejë pas përfundimit të Superkupës së Kosovës në basketboll (femrat), se e keni merituar më shumë se këta lojtare.

Alsat