Connect with us

Sport

Japonia bën hapin e parë – Bota Sot

Published

on

Japonia bën hapin e parë, fton liderin koreano-verior në Olimpiadë!

Japonia do t’i bëjë një ftesë zyrtare liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të marrë pjesë si i ftuar i komitetit organizator në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që do të zhvillohen verën e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar si nga disa deputetë të Koresë së Jugut ashtu dhe Ministria e Jashtme e Japonisë, që shpreson që bashkë me liderin koreano-verior të vijnë edhe disa sportistë nga ky shtet për të marrë pjesë në këtë event olimpik.

Dy vite më parë, në Olimpiadën dimërore të PyeongChang, të zhvilluar në Korenë e Jugut, e pranishme ishte motra e liderit të Koresë së Veriut, bashkë me një delegacion nga ky vend.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronald Koeman na tregon klubin e ardhshëm të Leo Messit: Ai do të…

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur në prag të sfidës kundër Atletico Madridit në “Wanda Metropolitana”.

Tekniku holandez ka folur për të ardhmen e Lionel Messit ku shpreson që argjentinasi të qëndrojnë në “Camp Nou”.

“Mendoj se Messi do të qëndrojë te Barcelona, pasi nuk e shoh dot larg këtij ekipi. Ka edhe një vit kontratë me ne, por nuk më takon mua ta bind të rinovojë. Gjithsesi besoj se do të qëndrojë”, tha fillimisht Koeman.

Rinovimi i Guardiolës? “Nëse ai është i lumtur, atëherë më vjen mirë edhe mua që ka rinovuar. Po bën një punë shumë të mirë, në një klub ku e trajtojnë shumë mirë, ndaj rinovimi ishte një hap i pritshëm për palët”, deklaroi tekniku holandez.

Alsat

Continue Reading

Sport

Edhe Mërgim Vojvoda infektohet me COVID-19

Published

on

Torino ka njoftuar se dy lojtarë kanë dalë pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojnë në ndeshje kundër Interit të dielën.

Klubi Granata kanë konfirmuar se dy nga anëtarët e tyre kanë kontraktuar virusin gjatë detyrës me kombëtare dhe janë kthyer pozitiv me COVID-19, por klubi nuk kanë zbuluar identitetin e dy lojtarëve.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se dy lojtarë, duke u kthyer nga angazhimet me ekipet e tyre kombëtare, u testuan pozitivisht në testet molekulare të kryer”.

“Të dy anëtarët tashmë janë vendosur në izolim dhe do të ndjekin të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kurse nga këta dy lojtarë, Vojvoda ka konfirmuar për Kohën Ditore se është ai lojtari që është infektuar.

“Po, kam pranuar rezultat pozitiv në testin për COVID-19”, ka konfirmuar Vojvoda për Kohën.

Alsat

Continue Reading

Sport

Berisha apo Hysaj? – Edi Reja vendos se kush do të jetë kapiteni i Shqipërisë

Published

on

Çështja e rinovimit të Elseid Hysajt me Napolin ende nuk është zgjidhur, pavarësisht se dukshëm mbrojtësi shqiptar ka pëlqimin e trajnerit Gatuzo. Sipas kreut të pankinës së Kombëtares kuqezi shkodrani e meriton rinovimin për shkak se është një profesionist për tu marrë shembull.

Edi Reja ka folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku ka komentuar figurën e Elseid Hysajn, të cilin e konfirmon përtej Adriatikut si kapitenin e tij, pavarësisht se në ndeshet e fundit ishte Berisha ai që mbante shiritn në krah.

“Hysaj ka gjetur besimin. Mbase ai ishte shtyrë pak mënjanë nga Ançeloti, i cili mund të mendonte se nuk ishte i përshtatshëm. Hysaj është kapiteni im, me Gatuzon ai gjeti gjendjen më të mirë. Jam i lumtur që ai bëri mirë me Napolin dhe me ne. Më vjen keq që është infektuar me Covid, uroj që të kthehet së shpejti. Do të isha i kënaqur nëse Hysaj rinovonte me Napolin. Ai është një profesionist shembullor, e meriton rinovimin. Gjithmonë i pranishëm, i disponueshëm, i vëmendshëm. Një person i veçantë”, është shprehur Edi Reja.

Alsat

Continue Reading

Trending