Showbiz
Jahjaga Foundation lanson edicionin e parë të revistës ZA
Published
6 years agoon
By
admin
Fondacioni “Jahjaga”, në vazhdim të projekteve dhe aktiviteteve për barazi gjinore, promovon edicionin e parë të revistës “ZA”.
Revista “ZA” sjell histori avokuesve për barazi gjinore të cilët kaluan nëpër vështirësi, i dhanë komunitetit shumë nga vetja dhe luftuan për të drejta të barabarta. “ZA”-ja ka kuptim të dyfishtë – në shqip i referohet zërit të grave dhe avokimit të barazisë gjinore, ndërsa në serbisht do të thotë “për” që është dedikim për të gjithë gratë dhe burrat që punojnë vazhdimisht dhe u bëjnë ballë sfidave të ndryshme për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.
Në edicionin e parë, presidentja e Kosovës (2011-2016), Atifete Jahjaga, u drejtohet me një letër vajzave të Kosovës. Duke dhënë një histori të padëgjuar më herët, Jahjaga flet për fëmijërinë, karrierën në Policinë e Kosovës dhe rrëfimin për rrugëtimin drejt presidencës. Ajo jep detaje nga jeta e saj, para dhe pasi mori Zyrën e presidentes.
Edicioni i parë sjell intervista me gra të cilat rrëfejnë për herë të parë historitë e tyre. Në këtë edicion, vijnë rrëfime të dhunës në familje, kapituj të vështirë që personazhet tona arritën t’i mbyllnin dhe ta shohin jetën më tej. Rrëfimet vazhdojnë me gra që po thyejnë barrierat në profesione që deri dje shoqëria i projektonte vetëm për burrat.
Meqë lufta për barazi gjinore nuk u takon vetëm grave, “ZA_-ja sjell në vëmendje edhe historitë e burrave që përkrahën vajzat dhe gratë në fusha të ndryshme, duke filluar nga sporti dhe arti, deri tek industria e teknologjisë informative dhe feja.
Revista “ZA”, do të jetë në dispozicion online, përmes uebfaqes të fondacionit “Jahjaga” si edhe në 500 kopje fizike. Ky është vetëm edicioni i parë i revistës dhe fondacioni “Jahjaga” veçse është duke punuar në edicionin e dytë.
Kjo revistë publikohet me mbështetjen e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të Italisë përmes planit të tretë kombëtar të Italisë për “Gra, paqe dhe siguri”.
You may like

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar










