Connect with us

Business

Ish-ministri i Ekonomisë: Procesi i privatizimit të atëhershëm dallon me të sotmen

Published

on

Po vazhdon mbledhja e komisionit hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Pas intervistimit të ish-zëvendës kryesuesit të Bordit të AKP-së, Naser Osmanit, po intervistohet ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.

Ky i fundit tha se procesi i privatizimit gjatë kohës sa ka qenë ai ministër, nuk ka arritur qëllimet e caktuara. Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur kompetenca, dhe asnjë cent nga fondi i privatizimit nuk është kaluar në buxhet të Kosovës.

“Procesi i privatizimit në atë periudhë dallon shumë prej opinionit të sotëm. Institucionet vendore, shoqëria civile, bota shkencore ata që kanë punuar në Kosovë, e kanë pritur me admirim procesin e privatizimit për një arsye të vetme. Fundi i luftës i ka gjetur ndërmarrjet në një gjendje të mjerueshme. Është shpresuar që një proces i privatizimit do ta kthej këtë në gjendje më të mirë. Por ky proces është udhëheq nga UNMIK-u, dhe kanë pasur të drejtë me na menaxhu dhe mos me i dhënë llogari askujt përveç OKB-së”, tha ai.

Ai tha se nuk është arritur qëllimi i këtij procesi.

“Privatizimi nuk i ka dhënë efektet e pritura në shkallën e investimeve të huaja. Me tërheqjen e investimeve të huaja, nuk ka dhënë efekte në punësim, nuk ka dhënë efekte të pritura edhe në bilancin e këmbimeve të mallrave. Kjo është në parim një vlerësim për mos efikasitetin e procesit të privatizimit në Kosovë…Procesi ka qenë i projektuar jo për të mirat e Kosovës, BE e ka nisur këtë proces për sukses të tij. Qeveria e Kosovës nuk ka pasur asnjë kompetencë”, ka shtuar ai.

Ndër tjera, Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave i pyetur nga anëtari Bekë Berisha për procesin e privatizimit dhe çmimin fitues, Shatri tha se çmimi më i lartë ka qenë ai fitues.

“Ne i kemi bërë 27 raunde të privatizimit, shuma e përbashkët e ofertuar është 350 milionë”, ka shtuar Shatri. Me ditë qe edhe vëllai im ka marrë pjesë në një rast korruptiv do ta kisha thënë qitu. Faji i dështimit të procesit pak te metoda e përzgjedhjes dhe ata që kanë filluar këtë proces deri në vitin 2008. Kur është nxjerrë ligji për AKP praktikisht është kopjuar rregullorja për AKM, asnjë përmbajtje nuk i është ndërruar. Institucionet tona nuk kanë shikuar me përkrah një metodë. Më keq kanë filluar dhomat e posaçme mos me njoftë pavarësinë e Kosovë. Gjykimet që i bën për tenderimet ajo veron në bazë të ligjit të vet”, ka shtuar ai.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

​ATK inkason 36.2% më shumë borxhe tatimore se në tremujorin e parë të vitit 2020

Published

on

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milionë euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milionë euro.

Përmes një njoftimi për media nga ATK thuhet se trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ministria e Drejtësisë në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Alsat

Continue Reading

Business

Bujqit nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve

Published

on

Dhjetëra bujq të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës sërish kanë bllokuar disa nga rrugët e Shkupit. Ata vazhdojnë të kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet bujqësore të shkaktuara në vitin 2016 dhe 2018 nga reshjet e shiut dhe breshrit. Këshilli i bujqve shprehet i revoltuar nga mospërfillja e institucioneve përkatëse. Siç thonë bujqit, dëmet e tokës dhe të kulturave bujqësore kanë arritur në mijëra euro. Madje, shumë prej tyre thonë se tashmë kanë hequr dorë nga ky profesion për shkak të pamundësive ekonomike.

Ne si bujq të komunës së Haraçinës dhe Gazi Babës jemi vendosur që deri në fund, në mënyrën më të keqe, me protesta ti kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë trajtim të barabartë me të gjithë bujqit e Maqedonisë së Veriut dhe kërkojmë urgjentisht Qeveria të mbaj mbledhje dhe të marrë përfundimisht qëndrim që dëmet të paguhen sipas elaboratëve që janë dorëzuar nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës”, tha Agron Hajrullahu, kryetar i këshillit organizativ.

“ Kemi marë borxhe në barnatoret bujqësore për najlonin dhe folitë. Unë kam mar kredi, paguaj interes për kredinë ndërsa paratë e mia tashmë 5 vjet nuk mund ti tërheq. Është momenti I fundit të gjejmë zgjidhje. Në pikun e sezonit të punës ne dalim në rrugë dhe nuk do të ndalemi këtu, kemi filluar dhe do të shkojmë deri në fund”.

Alsat

Continue Reading

Business

Oda Ekonomike: Të mos luhet me fatin e punëtorëve

Published

on

Deputetët të mos tallen me fatin e mijëra punëtorëve dhe urgjent të votohen ligjet, që janë të domosdoshme për ndihmën e kompanive. Odat Ekonomike (OE) me reagime të ashpra ndaj të zgjedhurve të popullit për mos- miratimin në kohë të masave nga pakoja e pestë. Nëse nuk votohen ligjet, dyfish më shumë qytetarë do të lëshohen në pushim të detyrueshëm dhe do të mbeten pa rroga. Ndihma e paraparë është për rreth 30 mijë kompani dhe do të përfshijnë rreth 120 mijë punëtorë.

Alsat

Continue Reading

Trending