Connect with us

Tech

iPhone 12 pritet të arrijë në gjysmën e dytë të tetorit

Published

on

Gjatë muajit korrik, Apple pati konfirmuar se lansimi iPhone 12 do të shtyhet për disa javë. Megjithatë, kompania nuk ka cekur më se kur do ta lansojë gjeneratën e re të iPhonet.

Tani duket se ka një kohë e caktuar e lansimit, së paku sipas një raporti nga blogu kinez Macotakara, e cila citon informatat nga furnitorët kinezë.

Sipas këtij raporti, thuhet se iPhone 12 pritet të lansohet në gjysmën e dytë të muajit tetor, transmeton KOHA. Edhe më parë është spekuluar se gjenerata e re e iPhonet mund të lansohet në tetor të këtij viti dhe tani falë këtij raporti, duket se koha e lansimit është përshtatur edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë.

Apple ende ka për të lansuar një grup produktesh të reja. Këtu përfshihen Apple Watch Series 6, iPadët e rinj dhe është përmendur se ky prodhues është po ashtu duke përgatitur edhe aksesorin gjurmues të shumëpërfolur, AirTags, i cili me sa duket do të lansohet së bashku me iPhone 12 në tetor të këtij viti.