Interi barazoi 1-1 ndaj Juventusit, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Goli i Romelu Lukakut me penallti në minutat shtesë, evitoi humbjen e katërt radhazi mes Serie A dhe Kupës. Simone Inzagi vlerësoi performancën e djemve të tij, teksa pas ndeshjes theksoi se është i kënaqur me regimin e ekipit në përgithësi.
“Më pëlqeu reagimi i skuadrës. Djemtë zhvilluan një ndeshje të madhe në një fushë të vështirë. U përballëm me një skuadër që po rritet dita ditës. E kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes, ishim ne ata që komanduam lojën. Djemtë më dhuruan përgjigjen që prisja. Do të japim gjithçka në sfidën e kthimit për të siguruar kualifikimin në finale.
Lukaku?
U keqkuptua, ai kështu feston gjithmonë”, deklaroi trajneri i Interit.
Kristjan Asllani u fut në fushë për zikaltrit në minutën e 81′. Mesfushori shqiptar zëvendësoi Brozovic. Dueli i kthimit do të luhet me 26 prill në “San Siro”.








