Showbiz
Ilir Shaqiri: Unë dhe Donaldi nuk mund të jemi miq
Published
5 years agoon
By
admin
Ilir Shaqiri është shpallur fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP.
Ai ka lënë pas, në vend të dytë aktorin Donald Veshaj, përkundër se ishin dy nga rivalët më të mëdhenj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Shaqiri pas fitores së fundmi ka dhënë një intervistë për “Ftesë në 5”, ndërkohë që ka folur edhe për marrëdhënien që ka aktualisht me Donaldin.
Foto: Screenshot/YouTube
“Unë jam ai që kam qenë brenda shtëpisë, pavarësisht që Donaldi ka menduar se Iliri po bën një lojë, Iliri është dikush tjetër. Strategjia ndaj Donaldit ishte që t’i përgjigjesha çdo lloj provokimi të tij, sulmi të tij, pa asnjë lloj problemi”, u shpreh Iliri.
“Marrëdhënia e Donaldit, u takuam tek festa që u bë për mbylljen e Big Brotherit. Dhe ndodhi ajo që unë i thoja se ne të dy nuk mund të jemi miq jasht, ndërsa ai thonte se ne mund të jemi miq të mirë jashtë, se ti je ndryshe. Fakti e provoi atë gjë”, ka thënë më tej ai.

Foto: Screenshot/YouTube
Sidoqoftë ata mbrëmë janë parë bashkë në festën e organizuar nga BB VIP, madje duke kërcyer me njëri-tjetrin.
Për Donaldin, gjithashtu u raportua se ka pasur një hatërmbetje me produksionin pas humbjes pasi kishte fshirë edhe promon e emisionit “Më lër të flas”, që iu ofrua gjatë kohës që ishte në shtëpi. /Telegrafi/
You may like

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën

Nga fyerjet te akuzat për manipulim – përplasja e fortë mes Fuegos dhe Akilit










