Connect with us

Sport

Hetime ndaj atletit rus, përdor simbolin “Z” si ushtria ruse në Ukrainë – Alsat

Published

on

Polemika dhe indinjatë ndaj gjimnastit rus Ivan Kuliak gjatë garave të Kupës së Botës të zhvilluara në Doha në fundjavën e kaluar. Ai u rendit i dyti në garën e paraleles dhe u ngjit në podium me një fanellë, ku ndodhej edhe gërma “Z”.

Ky është një simbol i përdorur një mjetet ushtarake ruse gjatë pushtimit të Ukrainës. Jo vetëm kaq, por gjimnasti rus kishte në krah një ukrainas, Illia Kovtub, fitues i kësaj gare dhe kjo është konsideruar si një provokim.

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës u shpreh se ka nisur një hetim për këtë çështje dhe pritet një dënim ndaj tij, për sjelljë të papërgjegjshme. /Telesport/

Alsat