Connect with us

Sport

Hamiti gjunjëzon Aranxheloviqin – Bota Sot

Published

on

Fitore të shahistëve nga Kosova, Nderim Saraçi e Gani Hamiti në Evropianin 2023!

Dita e martë, 7 marsi ishte shumë e suksesshme për shahistët nga Kosova në Kampionatin vetjak të Evropës që është duke u mbajtur në Vranjaçka Banjë në Serbi.

Dy shahistët tanë, Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi dhe Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti kanë shënuar fitore të vlefshme. Nderim Saraçi ka vazhduar serinë e lojërave të mira.

Saraçi në kuadër të xhirosë së 5-të ka shënuar fitore kundër, Vladyslav Garsky të Ukrainës, kurse Gani Hamiti ka mundur shahistin serb Aleksandar Aranxheloviq.

Xhiroja e 6-të, e enjte, më 8 mars nga ora 15 00, Nderim Saraçi takohet me Kryemjrshtrin, Robert Hovhannisyan të Armenisë, kurse Gani Hamiti luan kundër Beloslava Krasteva të Bullgarisë, Mjeshter FIDE.

Alsat