Connect with us

Sport

Goditje për Liverpullin, portieri Alison mungon 4-6 javë – Alsat TV

Published

on

Pas humbjes 7-2 në Premier Ligë nga Aston Villa, skuadra e Liverpulit marrë një tjetër goditje të rëndë. Portieri brazilian Alison do të qëndrojë deri në 6 javë pushim, si pasojë e një dëmtimi në shpatull.

Ai nuk luajti në ndeshjen që Liverpulli humbi me 7-2 (titullar ishte Adrian) dhe mungesa e një portieri si Alison u ndje qartë. Trajneri Jurgen Klop tha se portieri nuk ka asnjë shans të jetë as më 17 tetor, kur të rikthehet kampionati pas pushimit 2-javor prej kombëtareve.

“Mund të kishte shkuar edhe më keq me atë dëmtim. Alison nuk ka asnjë shans të jetë në portë edhe pas 2 javësh, në derbin ndaj Everton. Nuk dua të vendos limite, por besoj se ai do të mungojë 4-6 javë. Unë kam besim tek Adrian, që do ta zëvendësojë denjësisht”, tha mes tjerash Klop.

Alsat