Showbiz
Gloria Estefan tregon se ishte infektuar me coronavirus, spekulon se mund ta ketë marrë nga një fans
Published
6 years agoon
By
admin
Gloria Estefan është artistja e fundit që ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Ylli i muzikës pop, 63 vjeçare, në një video të ndarë në Instagram të martën tregon se ishte ‘një nga viktimat e COVID-19’.
Estefan tregoi se darkoi jashtë në një restorant në Miami më 30 tetor dhe pas kësaj bëri testin, por që doli negativ.
Foto: Karwai Tang/WireImage
“E vetmja gjë që unë mund të imagjinoj se ka ndodhur është që dikush erdhi tek unë kur po haja dhe më goditi në shpatull”, kujton ajo. “Ata ishin shumë afër, nuk kishin maskë dhe po më tregonin gjëra të bukura – por kjo është e vetmja gjë që kam bërë jashtë karantinës time”, ka thënë ajo.
Disa ditë më vonë, ajo kuptoi se i kishte humbur shija dhe kjo ishte një nga simptomat e coronavirusit.
E njëjta më pas doli pozitive dhe u izolua në shtëpi për më shumë se dy javë.
Megjithatë, Gloria ka rezultuar negative dy herë javën e kaluar.

Foto: Instagram
Siç kanë bërë zyrtarët shëndetësorë, këngëtarja e “Conga” u bëri thirrje fansave të mbajnë maska dhe të mbajnë distancë nga njëri-tjetri.
Zyrtarët shëndetësorë të Floridës të mërkurën raportuan gati 10,000 raste të reja me virus dhe 96 vdekje të reja, duke rritur numrin e të vdekurve në më shumë se 19,000. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










